Kryetari aktual i Podujevës që po rikandidon për këtë komunë, Agim Veliu, i ka thënë kandidatit tjetër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Poterës, në Magazinën Lokale të Klan Kosovës, se nuk e di se si mund ta udhëheqë komunën me shkallën 40% të invaliditetit.
Ai po ashtu iu referua dy pensioneve që Potera i merr si veteran i luftës dhe nga FSK-ja.
Veliu i quajti shpifje akuzat e Poterës të drejtuara ndaj tij , dhe ftoi prokurorinë që të merret me ato që Veliu i quajti thashetheme të Poterës, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq Potera iu kundërpërgjigj Veliut, duke i thënë njërin pension e gëzon pasi ka luftuar, ndërsa tjetrin tha se e gëzon pasi që qeveria e ka nxjerrë atë ligj.
Ai i tha Veliut se Veliun duhet ta punësojnë në AKI pasi ka filluar me hulumtime, dhe në biografi pasi ka filluar ta njohë.
“Nuk mund të krahasohemi unë e ti sepse jeni ju ata që e keni sjellë qytetarin në këtë gjendje”, i tha Potera Veliut në Magazinën Lokale të Klan Kosovës.
Më pas, Veliu tha se pas 22 tetorit, Potera do të shkojë në pension të përhershëm, dhe sërish kërkoi sqarim nga Potera për shkallën e tij të invaliditetit.
“Ndoshta më mungon ndonjë pjesë e trupit, por në kry jam shumë mirë. Komunën do ta qeverisë me kokë, dhe jo me forcën e trupit”, ishte përgjigjia që Potera ia dha Kryetarit aktual të Podujevës