Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, vizituan sot shkollën e mesme teknike “Fan Noli”, ku përcollën nga afër dinamikën e renovimit të objektit, transmeton Llapi.info.

Renovimi i objekteve shkollore po bëhet edhe në 13 shkolla të tjera të Komunës së Podujevës, ndërsa në proces të gëlqerosjes janë edhe 17 shkolla.

Kryetari Bulliqi tha se “Mjediset e përmirësuara shkollore do t’u krijojnë nxënësve dhe mësimdhënsve proces mësimor më të lehtë dhe më cilësor”. Kryetari Bulliqi premtoi angazhim maksimal për përgatitjen e të gjitha objekteve shkollore për fillimin e mbarë të vitit shkollor 2021/2022./Llapi.info

May be an image of indoor
May be an image of 2 people, people standing and outdoors