Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës zgjedhet Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje, nënkryetar Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ata u zgjodhën me 107 vota për, 6 kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, është zgjedhur Glauk Konjuftca kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai është zgjedhur me 69 vota për, 33 kundër asnjë abstenim.