Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Pejë, ka njoftuar se ka arrestuar të kërkuarin Ilir Isufi, i cili ndodhej në arrati që nga muaji tetor i vitit të kaluar.
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Pejë, me 30 tetor të vitit 2020 kishte lëshuar një kërkesë për bashkëpunim për arrestimin e Ilir Isufit, i cili kërkohej për ‘Trafikim me njerëz, grabitje e shantazh’.
Policia ka njoftuar se pas shpalljes edhe në kërkim ndërkombëtar, i dyshuari është arrestuar sot në Zvicër dhe është ekstraduar në Kosovë, falë bashkëpunimit me shtetin zviceran.
“I dyshuari i lartcekur është dërguar para Gjyqtarit kompetent në Gjykatën Themelore në Pejë, për procedim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.