Ka nisur ndërtimi i shtëpisë për 4 jetimët nga fshati Majac i Podujevës, transmeton Llapi.info

Ndërtimi i shtëpisë sipas një njoftimi nga BIK në Podujevë, është financuar nga Muharrem Nazifi.

“Sot në Bardhosh të Prishtinës, koordinatori i shoqatës “Bereqeti” që funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, z. Kujtim Hyseni ka vizituar shtëpinë e sapo filluar s’ndërtuari për 4 jetimët nga Majaci që jetojnë me të ëmëm e tyre. Ndërtimi i shtëpisë është financuar nga haxhxhi Muharrem Nazifi, ndërsa përzgjedhja është bërë nga dega “Bereqeti” në Podujevë”, thuhet në njoftim./Llapi.info

 

Fotografia e Bashkesia Islame Podujevë