Një person është goditur nga një makinë para pak minutash në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, raporton Llapi.info
Siç mëson Llapi.info, i riu është goditur nga makina derisa po kalonte në zebra.
Rastin e kanë konfirmuar për Llapi.info edhe nga Qendra Emergjente e Podujevës.
“Po, para pak minutash nga aksidenti në fjalë, një person është sjellë në Emergjencë, për momentin i njëjti është duke u trajtuar nga mjeku kujdestar”, kanë thënë nga Emergjenca.
Ndërkohë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./Llapi.info
![](https://scontent.fprn3-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/s2048x2048/52893309_292666718086122_7696989699792961536_n.jpg?_nc_cat=109&_nc_eui2=AeECbSscgaink3ZrSr3QNTPDzpNopJaTqzg-WvGmtrl3M-Lz-JZDaw5Dt4gb4mPV107TVlQMXtD71X9u2G9D-0DidAT4CmSDf26QGAZrW66Y4A&_nc_ht=scontent.fprn3-1.fna&oh=8370d27cb27e4116d93c1856377ff97f&oe=5D1FFB26)