Është hapur pika kufitare që lidh Kosovën dhe Shqipërinë.

Në Vërmicë vërehet një fluks më i madh i atyre që hynë në Kosovë sesa nga ata që dalin nga vendi.

Në këtë pikë po ashtu po protestohet edhe nga disa transportues.

Ata thonë se caktimi për të dezinfektuar maunat është i papranueshëm për ata.

Besim Gashi, organizator i protestës tha se çmimi prej 22.50 është i papërballueshëm për transportuesit.

Ai theksoi se po kalojnë automjetet dhe autobusët pa asnjë pengesë duke mos u dezinfektuar dhe as paguar këtë obligim.