“Zahir Pajaziti” në Podujevë ishte nikoqir i derbit në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Llapi.info.
Feronikeli shënoi fitore si mysafir i Llapit me rezultat 0-1.
I pari që rrezikoi në këtë takim ishte sulmuesi i rrezikshëm i Llapit, Festim Alidema, i cili në minutën e nëntë provoi me një goditje, por pret portieri Florian Smakiqi.
Nga minuta e 42-të Feronikeli ishte me një lojtar më pak pasi Kastriot Rexha u përjashtua direkt me karton të kuq.
Pjesa e dytë filloi me gjuajtjen jashtë portë së Ylli Hoxhas, ndërsa në minutën e 55-të Llapi përgjigjet me një rast për gola nga Hamdi Namani.
Goli i vetëm në takim erdhi nga Astrit Fazliu në minutën e 72-të.
Pas kësaj fitore Feronikeli vazhdon në pozitën e parë, duke krijuar një diferencë prej katër pikësh me Llapin në vendin e dytë.
Ndeshja e ardhshme e Feronikelit është kundër Kek-ut, ndërsa Llapi udhëton te Prishtina.