Anëtari i Vetëvendosjes, Driton Hyseni, ka shfrytëzuar ditën e të zhdukurve për të përçuar një mesazh thumbues drejt institucioneve drejtuese që kanë udhëhequr dialogun me Serbinë.

Sipas tij, pala kosovare ka diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët veriorë, ku para 1652 personave të pagjetur, ka vënë targat e veturave, shkruan GazetaBlic.

Përmes profilit zyrtar të rrjetit social “Facebook”, Hyseni ka thënë se përderisa nuk i gjejmë të gjithë, të humbur jemi edhe ne.

Më poshtë edhe postimi i para pak çasteve:

1,652 PERSONA ENDE TË PAGJETURInstitucionet tona u ulën e biseduan me Serbinë, qoftë edhe për targa automjetesh, por…

Gepostet von Driton Hyseni am Freitag, 30. August 2019