Infektologu Shemsedin Dreshaj ka thënë që beson se variant indian i koronavirusit do të arrijë edhe në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Deputeti i AAK-së, në emisionin “Frontal” në T7 tha se vaksinat që i ka në dispozicion Kosova i mbrojnë qytetarët nga ky variant.

“Nuk mendoj se ka ndonjë arsye se pse variant indian i virusit të mos vie në Kosovë. Ai tani është prezent edhe në Evropë. Besoj që do të vijë edhe në Kosovë. Por besoj që këto vaksina që janë në dispozicion do të na mbrojnë mjaftueshëm nga ky variant”, ka thënë ai.

“Unë vaksinën Astra Zeneca e kam marrë me 30 mars. Kam shkuar menjëherë që të dëshmojë që vaksina është dizajnuar me të mborjtë dhe të mbron”, ka thënë Dreshaj.