Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, javën e kaluar ka zhvilluar takim me drejtorin regjional të Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, Sami Rexhepi, njofton Llapi.info.
Në atë takim, i pari i Podujevës patri premtuar se Qendrës së Shëndetit mentor në Podujevë do t’i dhurohet një automjet.
Me këtë rast, sot Komuna e Podujevës i ka dhënë Qendrës së Shëndetit Mendor në Podujevë në shfrytëzim një automjet për intervenime në teren, që është në pronësi të Komunës.
Drejtori i Administratës në Komunën e Podujevës, Bahri Selimi, ka pritur sot në zyrën e tij përfaqësuesit Qendrës së Shëndetit Mendor në Podujevë, me ç’rast ka nënshkruar dokumentin për dhënien në shfrytëzim të automjetit të Komunës për këtë institucion./Llapi.info