Me rastin e festave të fundvitit, disa pjesë të qytetit të Podujevës janë dekoruar, shkruan Llapi.info.
Për dallim nga vitet e kaluara, sivjet komuna e Podujevës ka ndarë buxhet më pak për dekorim.
Kështu ka thënë për Llapi.info edhe Fatri Zhitia nga zyra e kryetarit të Komunës së Podujevës.
“Dekorimi i qytetit ka kushtuar 5300 euro, kurse vitin paraprak ka kushtuar 10 mijë e 500”, është shprehur Zhitia.
Vit pas viti, kjo komunë ka ndarë rreth 10 mijë euro për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit, derisa me këtë s’u pajtonin këshilltarët komunalë.
Ndërkohë, disa qytete të Kosovës sivjet nuk janë dekoruar për shkak të situatës me COVID-19./Llapi.info