Kuvendi i Komunës të Podujevës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Podujevës për vitin 2017, njofton Llapi.info

Në këtë seancë të rregullt të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Fatmir Gashi, e ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari dhe drejtorët e drejtorive.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Isuf Latifi, ka folur për Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Podujevës për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017 si dhe për plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dala nga ky raport.

Isufi tha se opinioni i Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Podujevës për vitin 2017 është opinion i pa modifikuar me theksim të çështjes.

“Sipas opinionit të auditorit pasqyrat vjetore financiare prezantojnë pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet material të pranimeve dhe pagesave si dhe të buxhetit të realizuar të Komunës së Podujevës për vitin e përfunduar me 31.12.2017 në përputhje me standardet ndërkombëtare te kontabilitetit për shërbimin publik të kontabilitetit në para te gatshme Ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë dhe rregulloren financiare të Ministrisë së financave për pasqyrat vjetore financiare”, tha drejtori Latifi.

Drejtori Latifi tha se një opinion i pamodifikuar jepet atëherë kur Auditori është i kënaqur në të gjitha aspektet materiale.

“Theksimi i çështjes, sipas auditorit ka ndodhur, për dy defekte te shpalosja e pasqyrave financiere te pasuritë dhe llogaritë e arktueshme”, tha Latifi.

“Nëse komuna e merr opinionin e të pamodifikuar atëherë tatimpaguesit mund të jenë të kënaqur, sepse taksat e tyre po përdoren në mënyre korrekte”, tha ai.

Lidhur me Auditorit të Përgjithshëm diskutuan këshilltarët Avni Fetahu-shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, Bajram Ajeti nga LVV, Fatmir Rudari nga PDK, Adnan Zymberi nga LDK, Bashkim Syla nga PDK, Rafet Llapashtica nga PDK. Gjatë diskutimeve të tyre këshilltarët kryesisht prezantonin të gjeturat e nga Raporti i Auditorit dhe jepnin komentet e tyre.

Sipas opozitës në Podujevë, Komuna ka treguar performancë të dobët në opinionin e pamodifikuar si specifikim i çështjes./Llapi.info