Një person ka ndërruar jetë në Sllatinë të Fushë Kosovës pasi është rrëzuar nga shkallët ku po punonte brenda një objekti, raporton Llapi.info

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Sipas saj, rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Viktima mashkull N.E. (1981), sot rreth orës 11:30 , gjatë kohës kur ishte duke punuar, dyshohet të ketë rënë nga shkallët nga një lartësi 4-5 metra dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti menjëherë është përcjellë në QKUK, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij”, ka deklaruar Ahmeti.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me rastin po merren policia dhe institucionet e tjera përkatëse.

Ndërkaq, Llapi.info mëson se tashmë i ndjeri është 38-vjeçari nga fshati Siboci i Podujevës, Naim Emini./Llapi.info

Image may contain: 1 person, food, close-up and outdoor