Llapi u është rikthyer fitoreve në Superligë, pasi në shtëpi e ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 1-0, raporton Llapi.info.
Pjesa e parë i takoi plotësisht ekipit nga Podujeva që filloi me dominim që nga fillimi, por që rastet për shënim s’u konkretizuan me gol.
Llapjanët zhbllokuan rezultatin në minutën e 58’ pas golit të realizuar nga Kastriot Selmani. Skuadra e Tahir Batatinës pati edhe disa raste shënimi, por që epilogu përfundimtar mbeti 1-0 në të mirë të nikoqirëve.
Pas kësaj fitoreje, Llapi tani ka 41 pikë të tubuara dhe radhitet në pozitën gjashtë, dy më shumë kundërshtari i sotëm që pozicionohet në pozitën e shtatë.
Në xhiron e radhës Llapi udhëton në Mitrovicë për t’u ndeshur me Trepçën ’89, kurse Flamurtari pret Feronikelin./Llapi.info