Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nuk e ka mohuar mundësinë që të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosoëvs, në zgjedhjet e brendshme partiake, që do të mbahen me 14 mars.
Në një intervistë për Gazeta Blic, Haziri tha se është duke u konsultuar me kolegët e tij nga partia dhe se këto ditë pritet ta marrë vendimin përfundimtar, se a do t’i hyjë garës për kreun e LDK-së.
Në këtë intervistë Haziri foli edhe për sfidat që e pret kryetarin e ri të LDK-së, kushdo qoftë ai.
Tha se duhet unifikim më i madh se asnjëherë më parë, për të dalur mirë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti.