Zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur dje kanë renditur Lëvizjen Vetëvendosje të parën në nivel vendi. Nga rezultatet e numëruara nga KQZ deri më tani VV po prin para Lidhjes Demokratike të Kosovës në shumicën e komunave.
VV ka arritur një fitore të thellë edhe në Gjilan ku udhëhiqet nga njëri nga njerëzit kryesor të LDK-së Lutfi Haziri.
LDK zgjedhjet e kaluara kishte dal e para në zgjedhjet parlamentare ndërsa në ato lokale Haziri kishte fituar bindshëm ndaj VV-së.
Në Gjilan VV ka marr 17 mijë e 864 vota ose 39.70 përqind, LDK ka marr 12 mijë e 217 vota ose 27.15 përqind.
