Shaip Osmani nga Podujeva, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas një studimi pesë vjeçar, sot ka mbrojtur temën e Doktoratës “Misionet dhe Operacionet Ndërkombëtare në Kosovë”, në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila është e akredituar në NATO.
Osmani ka studiuar në Departamentin e Operacioneve, ku diplomimin në këtë Departament e bënë dhe më të rëndësishëm fakti që ai është i pari doktorant që diplomon në këtë fushë.
Për të dhënë këtë gradë në mesin e jurisë vlerësuese ishin pjesëtar edhe dy profesorë me titullin Gjeneralë.
Osmani ka doktoruar tre ditë pasi Kuvendi i Kosovës votoi ligjet për transformimin e FSK-së në ushtri./Llapi.info