Rruga veç sa është shtruar, por një shtyllë në mes e ka çoroditur.

Kjo shtyllë qëndron në rrugën “Fadil Talla”, që të shpie për në fshatin Balloc të Podujevës, raporton Llapi.info

Çudira të tilla nuk ndodhin shpesh. Dhe, kjo shtyllë në mes të rrugës ekziston në këtë pjesë e cila është shtruar para katër ditësh me kubëza.

Sipas banorëve të kësaj ane, kjo shtyllë ka tension të lartë rrymës dhe e njëjta ka bërë që të bllokohet kjo rrugë.

Banorët për Llapi.info ku edhe kanë dërguar fotografitë pohojnë se kanë bërë ankesa edhe në Komunë, por deri më tani kanë marrë vetëm një përgjigje se të njëjtën për ta zhvendos është në dorë të KEDS-it.

Megjithatë, banorët ndjehen të rrezikuar pasi që ky problem është madhor për ta, në këtë rrugë e cila nuk ka as vijëzim të korsive./Llapi.info