Ambasadori i Kosovës në Turqi, Ilir Dugolli ka konfirmuar se në tërmetin e shkaktuar në Izmir, janë edhe dy viktima me origjinë nga Kosova.
Ai bën të ditur se janë në mes të emergjencave ku për fat të keq nga informatat e familjarëve deri më tani është njoftuar për dy viktima me origjinë nga Kosova.
“Jemi në mes të emergjencave dhe vazhdimisht në komunikim. Për fat të keq nga informatat e familjarëve deri më tani jemi njoftuar për dy raste të personave me origjinë nga Kosova që kanë vdekur nga tërmeti”, u shpreh Dugolli për Sinjalin.
Ndryshe, rajoni i Izmirit dje u godit nga tërmeti rreth 7 ballësh ku deri më tani janë raportuar 35 viktima dhe mbi 885 njerëz të plagosur.