Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen e liqeneve akumuluese Batllava e Badoci, pas reshjeve atmosferike në Kosovë gjatë ditëve të fundit.
Sipas njoftimit, në të dyja liqenet është rritur niveli i ujit por jo në sasi të madhe.“Niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.35 m mbi nivelin e detit ose 9.50 m nën kuotën maksimale, ndërsa për shtatë ditë ka rritje prej vetëm 35 cm.
Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 630.20 m mbi nivelin e detit ose 4.80 m nën nivelin e kapërderdhjes, ndërsa për shtatë ditë ka rritje prej 1.44 m”, thuhet në një njoftim në Facebook.
KRU “Prishtina” ka bërë apel te qytetarët që të kursehet uji.“Uji është burim natyror shumë i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale, andaj t’i ruajmë dhe mbrojmë burimet ujore!”, thuhet në publikim.