Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar lidhur me përmbajtjen e Fjalorit Enciklopedik të Kosovës i cili është botuar në dy vëllime nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK).
Zemaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është tepër zhgënjyese dhe të habit fakti se si disa njerëz mundohen që të largojnë nga vëmendja e publikut personalitete shumë të njohura, emri i të cilëve është i lidhur me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, të botuar në dy vëllime nga institucioni më i lartë i dijes, ASHAK, është tepër zhgënjyese dhe të habit fakti se si disa njerëz mundohen që të largojnë nga vëmendja e publikut personalitete shumë të njohura, emri i të cilëve është i lidhur me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Është jashtëzakonisht e turpshme mos përmendja e këtyre zërave, por dëshpëruese është edhe mënyra së si janë pasqyruar shumë personalitete dhe ngjarje.
Ajo që nuk më ka habitur është fakti se disa “autorë” të pasqyruar në këtë fjalor janë të njohur si bashkëpunëtor të krimit gjatë luftës dhe pas saj, por për t’u çuditur është se sa të paguximshëm janë paraqitë “Redaksia”, ku dyshoj nëse aty janë me shumë si emër, se sa si vendimmarrës.
P.S. Një reagim të plotë së shpejti do t’i adresohet Akademisë, por ky ishte vetëm sa për njoftim të publikut.