I nxitur nga debatet e fundit për datëlindjen e Adem Jasharit, nipi i tij Bekimi ka shkuar ne arkivat e komunes ku ka gjetur dokumentet që Adem Jashari ka lindur më 28 nëntor 1955.

Por një detaj interesant që Bekim Jashari ka përmendur është emri i Adem Jasharit

Ai ka treguar një histori që pak kush e ka ditur.

Ky është postimi i plotë i tij:

Po e përmbyll debatin e nisur dje nga ai, për të cilin nuk do të doja kurrë të jetë i shtyrë apo të ketë marrë porosi të caktuara nga dikush…

Kapakun po ia vëmë me shënime, më zyrtare të mundshme të Gjendjës Civile në Prekaz të Epërm, referuar Librit Amëz, në të cilin janë të dhënat zyrtare me data të lindjës dhe vdekjes së dëshmorëve dhe civilëve tjerë.

Sa për informatë, librat amëz janë kopje e origjinalit që i kishte marrë Serbia, dhe sipas ofiqarit në Prekaz, origjinali ndodhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Në dokumentet të paraqitura, shihet edhe një detaj, që mbase dikush nuk e ka ditur për emrin fillestar të Adem Jasharit. Gjyshi i tij, për të ripërtrirë emrin e babait të vet, ia kishte vënë emrin Fazli por që të gjithë në familje vetëm Adem e thërrisnin. Dhe tek pas disa viteve, prindërit e tij ia ndërrojnë emrin nga Fazli në Adem (Shih dokumentet e gjuhën serbe).

Fakte të tjera që dëshmojnë atë që dihet tashmë botërisht, e të cilën e kam paraqitur mbrëmë, nuk ka.

Të tillët e sojit të Nexhmiut, mund të kenë, por ato nuk janë fakte, por janë qellime të rrezikshme.