Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dhunimin e një femre.
Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur dy ditë më parë në Podujevë.
“Podujevë 22.06.2018-13:15. Me datën 24.06.2018 (ora 21:40) viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se ishte dhunuar në një hotel nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje” thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info