Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj iu ka bashkuar aksionit për grumbullimin e parave për shërimin e 18 vjeçares Aurora Krasniqi e cila vuan nga leukemia dhe e njëjta është dërguar për shërim në Turqi.

Aksionin për të mbledhur para e ka filluar deputeti Labinot Tahiri.Para për Aurorën kanë dhënë disa deputetë ndërsa zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli i ka dhënë 20 mijë euro.

Deputeti Tahiri në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se kryeministri Haradinaj ka ndihmuar Aurora Krasniqin me 500 euro.

Postimi i Labinot Tahirit:

Edhe kryeministri, Z. Ramush Haradinaj, ndihmoi Aurora Krasniqi! Është shumë e rëndësishme që të realizohet mobilizimi në diçka të mirë! Në këtë rast, jam shumë krenarë që, edhe elita politike, normalisht me mundësitë e veta, iu janë bashkuar aksionit; ta ndihmojmë, Aurora Krasniqin. Familja Krasniqi dhe ne, të jemi mirënjohës, Z Kryeministër. Faleminderit për donacionin ( 500) EURO). Vazhdojmë aksionin. Labi