Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, një punëtor gjersa ishte duke punuar në një objekt banimi, në rrethana të panjohura është rrëzuar nga kati i tretë.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Sipas PK-së. me vendim të prokurorit është arrestuar pronari i kompanisë së ndërtimit dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.