Foto ilustrim

Policia në Podujevë ka arrestuar një të dyshuar në rrugën “Ilir Konushefci”, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ishte konfrontuar fizikisht me një të dyshuar tjetër, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, gjatë ndërhyrjes policore, i dyshuari i kishte rezistuar arrestimit në mënyrë aktive, me ç’rast një zyrtar policor kishte pësuar lëndime trupore dhe një zyrtar tjetër kishte dëmtuar uniformën.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Llapi.info