Në Orllan të Podujevës dje rreth orës 11:30, janë rrahur katër persona mes vete duke përdorur mjete të forta si shkop druri dhe boks hekuri, njofton Llapi.info
Të dyshuarit dhe viktimat nga kjo rrahje, janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati, thuhet në raportin e PK-së/LLapi.info