Arlind Ajeti edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Torinos

Torino edhe zyrtarisht ka njoftuar se Arlind Ajeti është huazuar për një sezon në Crotone, skuadër e cila ka mundësi që ta blejë në fund.

Ajeti verën e kaluar u transferua në Torino, por dështoi të tregoi aftësitë e tij nën urdhrat e trajnerit Sinisa Mihajlovic.

“Torino njofton se ka huazuar Arlind Ajetin për një sezon në Crotone, skuadër e cila ka edhe opsionin që ta blejë në fund”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës italiane.

Lajmi po ashtu është konfirmuar edhe nga skuadra e Crotones.