Sot në Kosovë përkujtohet 19 vjetori i fillimit të eksodit të shqiptarëve. Gjatë luftës rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.
Mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.
Kukësi ishte qyteti i parë që priti shqiptarët e Kosovës dhe sot si çdo vit kjo ditë kujtohet me aktivitete e ceremonisë “Eksod 99”.
Një grup shqiptarësh nga Mitrovica kanë marshuar simbolikisht në këtë ditë dhe po i afrohen pikës kufitare në Morinë.