Familja e vëllezërve Granit dhe Taulant Xhaka kanë shprehur dëshirë që ta ndihmojnë 18 vjeqaren nga Prishtina e cila vuan nga leukemia.
Nuk është bërë e ditur shuma që familja Xhaka do të japing për Aurora Krasniqin por vullnetin për të ndihmuar e ka bërë publike këngëtari Labinot Tahiri i cili ka filluar aksionin për mbledhjen e parave që Aurora të dërgohet për shërim në Turqi.
Tahiri në Facebook ka bërë të ditur se deri më tani janë mbledhur 50 mijë euro.
Postimi i Labinot Tahirit:
Familja XHAKA
E po kur krenaria nuk ka skaj dhe momentet kur i’a dalim në raste të tilla me përgjegjësi të madhe!!! ?? Familja e nderuar Xhaka, na bëri krenarë që e përkrahin aksionin për t’i ndihmuar, Aurorës.
Çka të ju them, përpos se kurrë mos u’a harroftë kombi shqiptarë gatishmërinë që keni treguar për atdheun tonë.
Yjet e Futbollit, ‘Taulant Xhaka dhe Granit Xhaka,’ duan që të kontribuojnë për vajzën tonë shqiptare, Aurora Krasniqi.
Respekt pa fund.
Deri më tani, gati se janë tubuar shuma 50.000 euro ? ✊?bravoooo të gjithëve. Vazhdojmë…… Sinqerisht, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë. ✊?