Deri në fundjavë mot i nxehtë, kryesisht me diell. Javën e ardhshme më ftoht
Në fillim të javës së ardhshme, masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior do të sjellin mot më të ftohtë dhe të reshura shiu.
23.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. 24.08 – Mot i nxehtë, pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.
25.08-26.08 – Në fundjavë mot kryesisht i nxehtë, të shtunën kryesisht me diell, e pasdite vende-vende me reshje lokale shiu dhe bubullima. Të dielen mot pjesërisht i vranët, pasdite me reshje lokale shiu dhe bubullima.
27.08 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, kohëpaskohe me shi, e gjatë ditës priten edhe zhvillime të shtrëngatave. Temperaturat e ajrit deri në fundjavë do të mbesin mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore.
Minimalet do të sillen nga 13C deri në 15C, ndërsa maksimalet nga 28C deri në 30C, e ditën e hënë do të zbresin deri në 22C. Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë nga drejtime të ndryshme e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie të lehtë nën vlera normale.