Kamerat dhe ekranet digjitale që zëvendësojnë pasqyrat tradicionale të pamjes nuk janë të reja për industrinë e automjeteve, por ende përdoren rrallë në modelet e prodhimit për shkak të rregulloreve lokale.
Kjo teknologji tani po arrin edhe në tregun evropian, më saktë në Britaninë e Madhe, aty ku lejohet me ligj. Blerësit e Lexus ES 300h në ishull mund të porosisin pasqyra të jashtme “digjitale” si një opsion me një çmim prej 1.600 funte.
Drejtuesit e automjeteve, në vend të pasqyrës klasike të pasme të pamjes së jashtme, do të shikojnë në ekranet 5-inç të vendosura në këndet e përparme të ndarjes së pasagjerëve.
Kamerat janë vendosur në rrethime të vogla jashtë, ku ishin vendosur më parë retrovizorët konvencionalë.
Imazhi në monitor është gjithmonë i qartë, qoftë nga shiu apo bora, që është një avantazh tjetër ndaj pasqyrave të pasme.
I gjith ë sistemi shoqërohet me monitorin për këndin e vdekur dhe kamerat rregullohen automatikisht gjatë natës.
Lexus e zbatoi për herë të parë këtë teknologji disa vjet më parë në modelin e saj ES në Japoni, ndërsa do ta prezantojë këtë teknologji para audiencës evropiane në panairin e veturave në muajin mars në Gjenevë.