Të mërkurën rreth orës 23:00 në Krushevac të Serbisë është sulmuar një autobus i kompanisë kosovare të udhëtimeve “Kujtimi Tours”.
Autobusi që po udhëtonte në relacionin Gjakovë-Zagreb është sulmuar me gurë nga disa persona teksa po kalonte nëpër Serbi.
Pronari i kompanisë “Kujtimi Tours”, Kujtim Pervizaj, i ka thënë Insajderit se dy gurë e kanë goditur autobusin, njëri shumë i madh dhe tjetri më i vogël.
Pervizaj, që natën e incidentit ishte duke vozitur autobusin, ka thënë se e ka paraqitur rastin te policia serbe.
Për fat, gjatë incidentit nuk ka pasur ndonjë udhëtar të lënduar.
Pronari i “Kujtimi Tours”, duke e treguar ngjarjen për Insajderin, ka thënë se të hënën një tjetër autobus i një kompanie tjetër është sulmuar në po të njejtin vend.