Policia e Kosovës bën të ditur se në fshatin Zakut të Podujevës ka ndaluar një kamion me dërrasa të cilën e ngiste një person, e që i njëjti ka refuzuar urdhrat e policëve dhe nuk ka bashkëpunuar me ta, njofton Llapi.info

Kamioni me gjithë ngarkesën (dërrasa) është dërguar për verifikim të dokumentacionit në stacionin policor-Kërpimeh ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet.

Sipas PK-së, rasti mbetet të hetohet./Llapi.info