Të martën në Janjevë, raportohet se dy të dyshuar, babë e bir, kanë bërë ndërrimin me një kafshë, si dhe para të gatshme shtesë në shumën prej 200 €, me një armë zjarri nga një i dyshuar i tretë.

Me vendimin e prokurorit dhe pëlqimin e palëve të dyshuara janë bastisur-kontrolluar dy shtëpitë, me ç’rast tek i dyshuari i mitur është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit “Bereta” 7.65mm me tre fishekë, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit të tretë nuk është gjetur asgjë.

Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit të dyshuarit lirohen kurse rasti shkon në procedure të rregullt.