Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar sot se interesimi i serbëve për vizitën e paralajmëruar të presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë është shumë i madh dhe se me dëshirë të madhe presin fjalimin e tij.
Ai tha për Tanjug se interesimi për këtë vizitë është më i madhi deri më tash.
“Qindra qytetarë çdo ditë na kontaktojnë me dëshirën që të dinë për detajet e vizitës dhe me përgjegjësi pohoj kjo do të jetë pritja më e madhe për presidentin e Serbisë që nga viti 1989 në Gazimestan”, tha Rakiq.I pyetur se çfarë presin nga vizita e Vuçiq, Rakiq tha se serbët presin mbështetje dhe inkurajim nga presidenti i tyre, të cilit i kanë dhënë besimin e tyre.“Në zgjedhjet për president, sikurse e dini, mbi 80 për qind e votave mori Vuçiq dhe për këtë përsëris se ne nuk kemi shtet tjetër përveç Serbisë”, tha kreu i Listës Serbe.