Në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, mbrapa ish-markatës së vjetër, në një kosh mbeturinash, brenda një kutie të mbyllur kartoni, është gjetur e pajetë një foshnje e porsalindur.

Mësohet se fëmija është i gjinisë mashkull. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe ambulanca, ku mësohet se po kryhen veprimet e mëtejshme.

Foshnja e pajetë është transportuar në morg. Burime për Top Channel sqarojnë se ka qenë një telefonatë e një qytetari te salla e policisë që ka njoftuar për foshnjën që ishte hedhur në kazan.