Sot në orën 16:00 në Sopijë të Suharekës do të bëhet varrimi i pesë anëtarëve të familjes Sadikaj, që humbën jetën në mënyrë tragjike në aksidentin e para dy ditëve, në magjistralen Suharekë-Duhël.

Në këtë fatkeqësi të rëndë humbën jetën vozitësi 32-vjeçar, bashkëshortja e tij, dy fëmijët, si dhe nëna e vozitësit.

Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se deri te aksidenti erdhi për shkak të shpejtësisë.

Për këtë, Suhareka sot ka Ditë zie, të cilën e ka shpallur kryetari i Komunës, Bali Muharremaj.

Në të njëjtin vend ku humbën jetë pesë anëtarë të kësaj familjeje, vite më parë jetën e kishte humbur edhe babai dhe dy axhallarët e vozitësit.

Njoftimin për varrimin e viktimave e kanë bërë familjarët e tyre përmes rrjeteve sociale.