Ndërtimi i rrugës së re Prishtinë – Podujevë në gjatësi 30.9 kilometra do të jetë investimi kryesor që Qeveria e Kosovës ka planifikuar sivjet për këtë rajon, derisa Kosova të lidhet me Serbinë përmes autostradës, raporton Gazeta Fjala, përcjell Llapi.info.
Në shkrimin e Gazetës Fjala, thuhet se sipas buxhetit të 2016-ës Qeveria ka ndarë 1 milion e 500 mijë euro për këtë projekt, nga 16 milion euro sa janë paraparë të shpenzohen për ndërtimin e rrugëve të reja këtë vit.
Këtu nuk hyn vazhdimi i ndërtimit të autostradës dhe zgjerimi i rrugëve magjistrale të nisura për më shumë se 3 vite.
Llapi.info në muajin prill të vitit të kaluar kishte raportuar se magjistralja Podujevë – Prishtinë do të zgjerohet pranverën e vitit 2016./Llapi.info
Lexo edhe këtë: Magjistralja Podujevë – Prishtinë zgjerohet vitin e ardhshëm!