Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR) në Komunën e Podujevës ka shpërndarë 1000 shoqëri bletësh për 100 bletarë llapjanë (nga 10 shoqëri bletësh për secilin bletar).

Me rastin e shpërndarjes së këtij subvencioni, Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Avni Fetahu, kanë vizituar bletarin Hilmi Syla në fshatin Gllamnik, i cili është njëri nga përfituesit e këtij subvencioni, me që rast kanë është thënë se Subvencionimi i fermerëve në të gjithë sektorët e bujqësisë, vazhdon të jetë prioritet në investimet e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) në Komunën e Podujevës.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu me këtë rast ka thënë se komuna në vazhdimësi është duke e shtuar përkrahjen për fermerët llapjanë në të gjithë sektorët.

“Komuna e Podujevës edhe vitin që shkoi ka ndarë nga 5 shoqëri bletësh për 60 bletarë, por duke parë interesimin e fermerëve që të merren me bletari kemi rritur edhe përkrahjen tonë duke shtuar numrin e shoqërive të bletëve dhe përfituesve”, ka shtuar Veliu.

Në anën tjetër fermeri Hilmi Syla, i cili është kultivues i bletës dhe prodhues i bletës amë gjermane, falënderoi komunën për përkrahjen dhe ftoi për bashkëpunim më të ngushtë mes bletarëve./Llapi.info