Ekipet e KEDS-it kanë zbuluar një rast të manipulimit me furnizimin e energjisë elektrike në një ndërtesë kolektive.

Pronari i ndërtesës kishte instaluar një njehsor të paligjshëm për 11 familje, pa i regjistruar ato në sistem, njofton Klankosova.tv.

Pas hetimeve, është konstatuar se janë shkaktuar humbje të mëdha të rrymës, duke mashtruar sistemin e faturimit.

Siç raporton gazetari korrespondent, Nuhi Salihu, në emisionin “Ora Shtatë’ në Klan Kosova, për këtë shkelje, ai është dënuar me një gjobë dhe detyrohet të paguajë mbi 10 mijë euro dëmshpërblim për familjet e prekura.