Policia e Ferizajt nëpërmjet një njoftimi dërguar mbrëmë pas mesnate ka bërë të ditur se 11 vjeçari i kidnapuar rreth orës 00:15 minuta është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj .

“Viktima është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij, ai kishte arritur që të dalë nga automjeti i të dyshuarve dhe është paraqitur në polici”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetuesit policor janë duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit.

Ndryshe E.T 11 vjeçar ishte raportuar si i kidnapuar nga person/a të dyshuar në një rrugë në Shtime, rreth orës 19:45. Me këtë rast, të dyshuarit kanë qenë me një automjet xhip ,ngjyrë e mbyllët.