112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë po shënohet me aktivitete të ndryshme në Shqipëri e Kosovë.
Për nder të 28 Nëntorit, në qytetin e Vlorës u zhvillua edhe ceremonia e ngritjes së flamurit.
Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takuan disa qytetarë.
Sikurse shihet edhe në foto, Rama dhe Kurti, kanë takuar nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora.
Ceremonia për nder të festës së 28 Nëntorit po zhvillohet në sheshin e Flamurit në Vlorë.

