113 anëtarë të rinj i janë bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Kartelat e anëtarësisë, anëtarëve të rinj iu janë dorëzuar sot në qendër të AAK-së në Podujevë ku pjesëmarrës ishin anëtarë të kryesisë së AAK-së si dhe kryesia e kësaj dege në Podujevë.
Kryetari i kësaj dege në Podujevë Fatmir Homolli ka falënderuar kryesinë AAK-së dega në Podujevë si dhe nuk la pa përmendur arrestimin e kreut të tij, arrestim të cilin e quajti sakrifikim për vendin e tij.
“i dëshiroj sukses dhe i falënderoi anëtarët e kryesisë. Ne kemi një strukturë politike e cila rritet dhe drejtohet,s strukturë e cila është në funksion të vendit tonë, dhe është e gatshme me dhënë nga vetvetja. Dëshmi më e madhe se sa ajo që po jep kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nuk ka mundësi mu pa ma ndryshe se sa po sakrifikohet në interes të vendit. Dhe kjo sakrificë duhet të jetë dëshmi edhe për neve që të angazhohemi për cdo ditë dhe tu tregojmë qytetarëve tanë se vetëm të organizuar mund t’i dalim ballë Serbisë“, tha ai.
Ndërsa deputeti i Kosovës nga radhët e AAK-së , Ahmet Isufi se tha bashkëngjitja e 113 qytetarëve nga Podujeva në AAK sipas tij, është moment i dyfishtë dhe shton fuqinë dhe besimin që Ramush Haradinaj do të jetë aty.
“Këto momente është vërtetë shumë domethënëse më shumë se kurdoherë ky bashkim për shkak se e dini situata si është në Kosovë. Aderimi në këtë moment është i dyfishtë, kjo domethënie sepse kur është dikush thonë në zor e gjendet dikush që jep përkrahje e shton fuqinë me besimin që Ramushi shumë shpejt do të jetë këtu me neve”, tha ai.
Ndërsa anëtari i kryesisë së degës së AAK-së në Podujevë, Nexhat Lluminica anëtarëve të rinj të kësaj partie ua ka shpërndarë kartelat e partisë./Llapi.info