Djaloshi 14 vjeçar nga Podujeva, Selim Hasani pjesë e shkollës basketbollistike “Rinia” ka arritur që të inkuadrohet në Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll U 14, i udhëhequr nga trajneri llapjan Besnik Podvorica.
Kosova e cila morri pjesë kohë më parë në kampin basketbollistik në Rumani të organizuar nga FIBA është drejtuar nga trajneri podujevas Besnik Podvorica si dhe Chris Dial, shkruan Llapi.info.
Ky kamp u organizua nga 1 deri më 5 shtator në Rumani, pjesë e të cilit përveç Kosovës ishin edhe vendet si Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania./Llapi.info