1425 maturantë llapjanë pritet që nesër të i nënshtrohen Testit të Maturës
Këtë e ka bërë të ditur për Llapi.info, Shefi i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Podujevës, Xhevat Llugaliu.
Ai shtoi se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtjen e testit.
“Janë bërë të gjitha përgatitjet për Testin e Maturës. Nxënësit do të pajisen me nga një laps dhe një shishe uji. Gjithsej janë 1425 maturantë që do t’i nënshtrohen këtij testi” ka thënë ai.
Llugaliu ka treguar se testi do të mbahet në dhjetë qendra. “Në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” 105 nxënës në katin e parë, në të dytin 141 nxënës. Kurse në Sh.F. “Naim Frashëri” 105 nxënës, në katin e parë në të dytin 108. Ndërsa, në Sh.F. “Enver Maloku” 118 nëxnës. Në Sh.M.E. “Fan S. Noli” 166 nxënës në katin e parë, ndërsa në katin e dytë 193. Në katin e parë të Sh.F. “Shaban Shala” 171 nxënës. Në Shkollën e Mesme të Lartë, “Fan .S Noli” do t’ i nënshtrohen 318 nxënës të gjithë këta nxënës testin do ta mbajnë objektin e kësaj shkolle” ka thënë Llugaliu.
“Shkollat në të cilat testi do të mbahet në dy katet konsiderohen si dy qendra. Kati i parë një qendër, kati i dytë një qendër”, potencoi ai.
Gjithësej, numri i maturantëve llapjanë që do t’i nënshtrohen nesër testit të maturës është 1425. Nga gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” janë 577 maturantë, nga Sh.M.T. “Fan S. Noli” 318 dhe nga Sh.M.E. “Isa Boletini” 530.
Tutje Llugaliu shtoi se në Podujevë pjesa e dytë e testit mbahet më 6 qershor./Llapi.info