Partia Demokratike e Kosovës dega në Podujevë ka ngushëlluar familjen Kikaj dhe LDK-në për vdekjen e ish-deputetit nga radhët e këtij subjekti politik, Agim Kikaj, transmeton Llapi.info.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e vdekjës së parakohshme të ish deputetit të kësaj legjislature, Agim Kikaj, i cili punoi shumë për kauzën dhe çështjen e të mirës së vendit, andaj Kryesia e PDK-së, në Podujevë dhe kryetari Muhamet Latifi shprehë ngushëllimet e sinqerta familjes, subjektit që i ka takuar dhe mbarë shokëve e farefisit. Kujtimi për të do jetë përjetësishtë i mirë”, thuhet në kumtesën e degës së PDK-së në Podujevë.