Është vetëm 15 vjeç, por talenti dhe aftësitë e tij prej futbollisti e veçojnë atë nga disa bashkëmoshatarë të tij, shkruan Llapi.info.

Taulant Kiqmari 15 vjeç nga Podujeva njëherësh edhe mesfushor i kombëtares së Kosovës U 15 është talenti i radhës nga kjo komunë i cili është duke impresionuar me paraqitjet e tij si futbollist.

Këmba e majtë, është e preferuara e tij. Në vetëm katër përballje ai ka shënuar hiç më pak se 10 gola, shumicën nga to nga gjuajtjet e lira.

Taulanti i cili është edhe lojtar në shkollën e futbollit Besiana po cilësohet edhe nga trajnerët e kësaj shkolle si një futbollist me një të ardhme të ndritur. Ata thonë se ai ka një kapacitet shumë premtues dhe disiplinë në futboll, çka e bën atë akoma më shumë një futbollist serioz për moshën që ka.

Duke parë paraqitjet e tij të mira, Taulanti u shpall edhe sportist i vitit 2016 nga Komuna e Podujevës.

Më poshtë mund të shihni edhe disa goditje të fuqishme të Taulantit me të majtën e tij të cilat konkretizohen me gol./Llapi.info

Video: