Një nxënëse 15-vjeçare nga rrethina austriake Mostviertel tani e më shumë se një muaj është duke qëndruar në paraburgim.
Vajza me prejardhje kosovare, dyshohet se ka simpatizuar milicët e Shtetit Islamik përmes internetit dhe ka qenë e interesuar për të kryer një sulm helmues.
Duke zbuluar adresën IP me ndihmën e një shërbimi të huaj të inteligjencës, organet austriake të hetuesisë i kishin rënë në gjurmë nxënëses, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo.ch.
15-vjeçarja, e cila rrjedh nga një familje me ndikim jo shumë të madh fetar, ishte ballfaquar me armiqësi në fshatin e vogël si “e vetmja mbajtëse e shamisë në kokë në rrethinën më të gjerë”.
Për këtë arsye ajo kishte kërkuar miq në internet dhe aty ishte nxitur nga islamistët, ka pohuar avokati i vajzës, që dëshiron ta shfajësojë me “mburrje joreale” dhe “lëmoshë rinore”.